Trendy

Bastisje në Kumanovë, arrestohet ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-drejtori i “Agro-Berza”

Para 2 muaj

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje në Kumanovë mbi dyshimet për shpërdorime me detyrën zyrtare, shkruan Alsat.
Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe ish drejtori i NP Agro-berza, Nimetulla Ramadani.
Nën pranga ka përfunduar edhe një zyrtarë tjetër i kësaj ministrie. Për momentin nën shoqërimin e policisë po dërgohen në stacionin policorë të Gazi Babës në Shkup./Alsat.mk

Trending