Trendy

Bastisje në një kompani të njohur në Kumanovë, ndalohet kusherira e ish-ministrit Oliver Spasovski, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Para 11 muaj

Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova, përcjell TV21. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve të TV21, bëhet fjalë për kompninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Finanicare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë.

“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.

Trending