MPB njofton sot (07.05.2025), nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, pas sigurimit paraprak të një urdhri gjyqësor për kontroll të shtëpisë dhe hapësirave të tjera, është kryer bastisje tek A.S. (21) nga Shkupi.
Gjatë bastisjes, në një dhomë ndihmëse të cilën e përdorte A.S., janë gjetur dhe sekuestruar katër kilogramë marihuanë, 18 paketime kokainë, një peshore digjitale, një armë zjarri CZ 7.65 mm me pesë plumba dhe sende të tjera.
A.S. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për nenin 215 dhe 396 të Kodit Penal, me procedurë të përshpejtuar.










