Trendy

Bastisje në shtëpinë e ish-kryetarit të Komunës së Dollnenin, gjenden armë dhe plumba

Para 12 muaj

Më 05.04.2025, bazuar në një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, dhe për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 288 dhe 396 të Kodit Penal të RMV-së, zyrtarët policorë nga SPB Prilep, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Manastir, kanë kryer një kontroll në shtëpinë e personit Xh. Q. (51) në fshatin Crënilishtë, Komuna e Dollnenit.

Gjatë kontrollit janë gjetur tre armë të cilat i posedonte me leje: një pushkë gjysmë-automatike për gjueti, një karabinë me përsëritje dhe një pistoletë gjysmë-automatike, si dhe 395 plumba të kalibrave të ndryshëm, 17 fishekë gjuetie dhe një marrës (receiver) i lidhur me sistemin e mbikëqyrjes me video të instaluar në shtëpi.

Sendet e gjetura janë sekuestruar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 288 të Kodit Penal. Është konstatuar se personi i kishte armët me leje, por ato janë konfiskuar përkohësisht dhe do të iniciohet procedurë për heqjen e lejes së armëve. Xh. Q. është privuar nga liria, ndërsa janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e djalit të tij A. Q. dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending