Trendy

Bastisje në Tetovë: Arrestohet 43-vjeçari!

Para 58 minuta

MPB njofton se më datë 14.03.2026, në ora 15:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të I.B. (43) nga Tetova.

Gjatë kontrollit janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga një vepër penale. I.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Paraprakisht, në SPB Tetovë ishte raportuar se në Qendrën Urgjente në Tetovë ishte pranuar një pacient me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Trending