Trendy

Baton Haxhiu: Frikësohem kur Trump thotë se Iranin do ta kthejë në mesjetë…

Para 47 minuta

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për luftën në Iran dhe zhvillimet e fundit rreth saj.

Haxhiu tha se frikësohet kur Presidenti Trump paralajmëron se SHBA mund ta kthejë Iranin në mesjetë, ndërkohë që tha se veprimet e SHBA përputhet me veprimet që bëjnë perandoritë.

“Perandoritë nuk funksionojnë ndryshe përveç kështu, arrogante dhe kërkojnë fitoren me çdo kusht, me çdo çmim. Nuk çajnë kokën për pasoja dhe gabime. Këtë pres. Nuk ka ndryshe. Ndonjëherë luftrat janë personale të një presidenti dhe ai do suksesin historik.

Trump do të ndërtojë personalitetin e vet për histori dhe jo për qeverisje. Këto probleme bëhen serioze dhe frikësohem se ai po thotë të vërtetën, që Iranin do ta shndërrojë në mesjetë. Nëse fjalitë e tij bëhen realitet nuk di si ta trajtoj këtë situatë. Nuk di ku fillon logjika politike, ku fillon vrasja dhe ku përfundon paqja.

Ai që thotë unë e di, ne jemi ndërmjetësues me leximin që bëjmë për publikun që nuk lexon. Jo se kemi informacion nga dora e parë, edhe pse Trump i jep nga dora e parë përditë.

Unë frikësohem, anijet që lëshohen në mënyrë selektive nga ana e Iranit, është provokim, kërkon të çajë dhe izolojë nga këto shtete, që janë renditur me anijet e tyre për ta lehtësuar gjendjen ekonomike në vendet e tyre.

Nëse vijon, kanali i Suezit mbyllet dhe Hormuzi, mendoj se gjëja më e lehtë që do ti vinte shteteve dhe 600 mln banorëve të Evropës dhe Azisë, është Rusia dhe i vetmi vend që do të humbase është Ukraina”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Trending