Lajme

BDI: 11 dhjetori – Dita që mund të ndryshojë gjithçka, përgjegjësia për pasojat nuk është e jona!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 6, 2024, 09:12

Pak ditë para seancës së Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor, ku do të shqyrtohet kushtetuetshmëria e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga opozitarja BDI thonë se përpjekjet për shfuqizimin e cilës do dispozitë të Ligjit nuk është vetëm një veprim jurudik, por siç shtojnë, është goditje e drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes. Tutje në reagim nga BDI theksojnë se Ligji i Gjuhëve është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të bashkëjetesës ndëretnike.

Kumtesa e plotë e BDI-së.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve – një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të bashkëjetesës ndëretnike. Çdo përpjekje për të shfuqizuar cilëndo dispozitë të këtij ligji nuk është thjesht një veprim juridik, por është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes që ky vend ka ndërtuar me shumë sakrifica.
Për më tepër, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare kanë deklaruar publikisht se do të bojkotojnë këtë seancë dhe vendimmarrje, duke e bërë edhe më të rrezikshme një vendim të njëanshëm për të shfuqizuar dispozitat e Ligjit për Gjuhët. Ky bojkot është një tregues i fortë se këto përpjekje për të goditur 10 nene të këtij ligji kanë natyrë thellësisht diskriminuese dhe synojnë të “vrasin” gjuhën shqipe në mënyrë institucionale.

Ky ligj është produkt i një kompromisi të ndërlikuar, i arritur pas viteve të mundimshme negociatash dhe është themeli i barazisë ndëretnike dhe respektit të ndërsjellë. Një vendim që do të cënonte këtë ligj do të përfaqësonte një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Ohrit dhe një kthim pas drejt një të ardhmeje të pasigurt dhe të trazuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë moment si një pikë kritike, ku çdo veprim që synon të prishë këtë balancë delikate është kapërcim i Rubikonit. Nëse një herë që kjo vijë kalohet, nuk do të ketë më kthim pas! Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë.

U bëjmë thirrje qytetarëve, liderëve politikë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për të parandaluar këtë akt që rrezikon stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Shqiptarët dhe të gjitha komunitetet që besojnë në drejtësi dhe barazi nuk mund të heshtin përballë këtij kërcënimi.

Ky nuk është një moment për të qëndruar indiferentë. Ky është një moment për të zgjedhur anën e drejtë të historisë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin, por përgjegjësia për pasojat do të jetë mbi ata që kanë zgjedhur ta sfidojnë këtë paqe dhe të rrezikojnë të ardhmen e vendit!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_0896
Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale
IMG_0894
Alarm portokalli: Javën e ardhshme temperaturat do të bien deri në minus 10 gradë
IMG_0893
Sela: Servilizmin nuk e kemi as traditë e as zakon
IMG_0885
Burrë e grua humbën jetën në zjarr në RMV
IMG_0871
Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren
IMG_0870
Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora