Maqedoni

BDI dëgjoi mendimin e sportistëve

April 1, 2024, 04:04

Në vazhdën e takimeve me protagonistë të fushave të ndryshme, për të kompletuar Programin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim, eksponentë të partisë janë takuar me punëtorët e sportit në qytetin e Tetovës.

Ministri aktual i Jashtëm dhe kandidat për president, Bujar Osmani ka theksuar rëndësinë e takimit me njerëz të fushës, që do të ndihmonin në përpilimin e politikave adekuate, me çka do arrihej sukses më i madh dhe rezultate më produktive.

“Programi nuk është i kompletuar nëse nuk i dëgjojmë njerëzit drejtpërdrejt në terren sa i përket punës së sportit. Ne edhe mund të lexojmë ide të ndryshme rreth sportit, por nëse ato ide nuk janë kompatibile me nevojat e njerëzve me mundësitë e shtetit, ajo mbetet vetëm letër e shkruar”, ka deklaruar Osmani.

“Pretendojmë të udhëheqim me shtetin. Fronti Europian nuk është vetëm garë politike, por kjo e ndërron pozicionin tonë. Na jep obligim që edhe më mirë t’i mendojmë premtimet. Prandaj është me rëndësi t’i dakordojmë çështjet sa i takon sportit, këtu, bashkë me Ju”, përfundoi Osmani.

Ndërkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se aktivitetet sportive dhe mbështetja e sportit është element shumë i rëndësishëm i cili duhet parë edhe nga këndvështrimi i përfshirjes në programet mësimore. Ai tha se nw fokus do të jetë edhe ndërtimi i sallave të sportit.

“Sa më shumë projekte infrastrukturore, në ndërtimin e sallave të sportit,për kategoritë e ndryshme të sportit, qendrave sportive për kategoritë e ndryshme të sportit, aq më mirë dhe aq më e lehtë është për zbatimin e vazhdueshëm të zhvillimit të fëmijëve nga arsimi fillorë deri në arsimit të mesëm për të arritur rezultate më të mëdha.

Element i rëndësishëm do të jetë vazhdimi i reformimit të akademisë së sportit si institucion shtetëror i cili do të reformohet si nga aspekti i ingerencave të menaxhimit por në të njëjtën kohë edhe nga aspekti i projekteve infrastrukturore”, tha ministri Shaqiri.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler