Maqedoni

BDI: Dënojmë ashpër arrestimet e individëve që nuk kanë lidhje me tra’gjedinë

April 13, 2025, 09:04

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim dënojnë ashpër arrestimet e fundit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Koçanit, transmeton TV21. Nga BDI thonë se kjo është një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë. Tutje theksojnë që të ndalohet me qasjen selektive dhe arrestimet pa prova të mjaftueshme.

Reagim i plotë i BDI-së.

“BDI dënon përpjekjet për tensione ndëretnike si mbulesë për dështimet e Mickoskit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), pas zjarrit tragjik në Koçani, ku humbën jetën 60 të rinj, thekson nevojën urgjente për përgjegjësi dhe respektim të standardeve më të larta, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla në të ardhmen.

Për fat të keq, pas kësaj katastrofe, qytetarët janë dëshmitarë të një sjelljeje shqetësuese nga ana e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Mickoski.

Në vend që të ndërmarrë masa të shpejta dhe vendimtare dhe të kërkojë përgjegjësi nga fajtorët e vërtetë, qeveria ka zgjedhur të shmangë përgjegjësinë e funksionarëve aktualë dhe është dhënë pas krijimit të tensioneve të panevojshme ndëretnike.

Aktualisht, Mickoski, përmes arrestimeve të pabazuara të shqiptarëve, po përpiqet të nxisë tensione ndëretnike si mbulesë për dështimet e qeverisë dhe si mjet për të shkaktuar përçarje etnike.

BDI dënon ashpër arrestimet e fundit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë.

Këto veprime të paprovuara, të nisura nga institucionet e kontrolluara nga Mickoski, shërbejnë për të targetuar qëllimisht individë për qëllime politike.

Është e qartë se, ndërkohë që individë të thjeshtë po përdoren si kurbanë, ata që mbajnë pozita të fuqishme – përfshirë ministra dhe drejtorë aktualë– vazhdojnë të jenë të lirë, pavarësisht përgjegjësisë së tyre të plotë për këtë tragjedi.

Ne i bëjmë thirrje Institucioneve:

1. Të mos veprojnë sipas “Ligjit të Mickoskit”, por të dëshmojnë përkushtimin e tyre për respektimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

2. Të zhvillojë një hetim të thellë dhe transparent për tragjedinë në Koçani, të bazuar në prova, duke garantuar që personat realisht përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike.

3. Të përqendrohet në zgjidhjen e kërkesave legjitime të familjeve të të prekurve dhe të opinionit më të gjerë publik që kërkon drejtësi, për çka është e domosdoshme të hetohen në mënyrë të thelluar të gjitha faktet që çuan në këtë fatkeqësi që mori 60 jetë njerëzore – në mënyrë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.

Mickoski duhet të ndalojë me qasjen selektive dhe arrestimet pa prova të mjaftueshme, të lirojë ata që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme pa material provues apo pa procedurë të rregullt.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, barazisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve dhe u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave vendore të shoqërisë civile që t’i bashkohen thirrjes për një zgjidhje të drejtë dhe të paanshme të kësaj krize të imponuar njëanshëm, ku përgjegjësit e vërtetë po udhëheqin proceset dhe po përpiqen, përmes ndikimit të tyre, të shmangen nga përgjegjësia”.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim

Më shumë nga kategoria

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_2300
Fetai: Demokracia nuk mbrohet vetë – kërkon vullnet politik, financim dhe integritet
IMG_2297
Vdes pacienti për shkak të mungesës së sallës dhe materialeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë – Inspektorati konfirmon neglizhencën
IMG_2287
A po bashkohet Aleanca për Shqiptarët? A është i mundur një grupim i ri parlamentar prej 9 deputetësh?
IMG_2282
KFC mbyllet zyrtarisht në Turqi: 283 Restorante mbyllin dyert, shkak borxhet dhe bojkoti
IMG_2270
Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit
IMG_2267
43-vjeçarit nga Bogovina i gjendet kokainë në pikë pagesën rrugore – arrestohet nga policia e Tetovës