Uncategorized

BDI dënon ndërhyrjen e policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 29, 2024, 10:11

Nga BDI nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, ka dënuar ashpër ndërhyrjen e policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar. Gjiashtu nga BDI shtojnë se e dënojnë aktin individual të djegies së flamurit shtetëror, që siç potencojnë erdhi si reagim ndaj ndërhyrjes së panevojshme të policisë.

Kumtesa e plotë e BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër ndërhyrjen e paprecedent të policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, një ditë me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën. Kjo ndërhyrje, në vend që të ruante rendin publik, provokoi tensione të panevojshme dhe krijoi një klimë konfrontimi, duke cenuar të drejtën për të festuar lirshëm këtë ditë simbolike.

Njëkohësisht, dënojmë aktin individual të djegies së flamurit shtetëror, që erdhi si reagim ndaj ndërhyrjes së panevojshme të policisë. Veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shqiptarëve dhe as aspiratat tona për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe respekt të ndërsjellë.

Në këtë kontekst, është e papranueshme dhe e turpshme që VMRO-DPMNE dhe forca të tjera politike po përpiqen të shfrytëzojnë këto incidente për të ndërtuar një narrativë të rreme që kriminalizon çdo pozicion shqiptar. Kjo tendencë për të përfaqësuar shqiptarët si mbështetës të agjendave kriminale është një sulm ndaj identitetit dhe dinjitetit tonë kolektiv dhe një përpjekje për të mbuluar agjendën e tyre të korruptuar.

Këto forca politike, që çdo ditë mbajnë vendin jashtë mekanizmave mbikëqyrës të Bashkimit Evropian, po e plaçkitin shtetin dhe qytetarët e tij, duke keqpërdorur institucionet për përfitime personale. Përpjekja për të devijuar vëmendjen nga këto skandale duke kriminalizuar shqiptarët është një taktikë e njohur që nuk do të ketë sukses.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të përkushtuar ndaj vlerave demokratike, barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike. Nuk do të lejojmë që qëndrimet tona legjitime të përdoren si mbulesë për manipulime politike apo për të ruajtur pushtetin e atyre që përfaqësojnë interesat e tyre personale mbi interesat e qytetarëve dhe vendit.

I bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë me maturi, profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dallim, dhe duke garantuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm identitetin dhe kulturën e tyre. Në të njëjtën kohë, ftojmë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke mos rënë pre e provokimeve dhe manipulimeve të atyre që synojnë të përçajnë dhe të destabilizojnë vendin.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve, duke kontribuar në një të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut, ku drejtësia, transparenca dhe barazia të jenë vlerat themelore të shoqërisë sonë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”