Maqedoni

BDI: Dy qëllimet e Mickoskit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 30, 2024, 10:12

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate ka reaguar në lidhje me deklarata e fundit të kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski. Nga BDI thonë se në përpjekje për të heshtur shqiptarët nga reagimi për degradimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeminsitri Mickoski përpiqet të kërcënon me shpikje për tentativa për destabizilzim nga BDI. Tutje nga BDI thonë se Mickoski po e çon vendin në izolim dhe regres.

Kumtesa e plotë e BDI-së.

Deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski janë një përsëritje e një taktike të njohur nga manuali i çdo regjimi autoritar të dështuar: shpikja e “armiqve” për të mbuluar paaftësinë për të udhëhequr.

Ai nuk duhet të impresionohet me retorikën e tij, sepse kjo qasje – demonizimi i kundërshtarëve dhe fabrikimi i krizave imagjinare – është një strategji e vjetër, që gjithmonë dështon përballë realitetit.

Në përpjekje për të heshtur shqiptarët nga reagimi për degradimin e Marrëveshjes së Ohrit, Mickovski përpiqet të kërcnon me shpikje për tentativa destabilizimi nga BDI.

Në të njëjtën kohë, politikat e supozuara “anti-korrupsion” të hartuara nga pallati luksoz i partisë më të pasur në Evropë nuk janë asgjë më shumë se një mbulesë për mungesën e tij të vizionit.

Ndërsa inflacioni po rëndon çdo familje, ndërsa integrimi evropian është i bllokuar dhe ndërsa marrëdhëniet ndëretnike janë në teh, Mickoski vazhdon politikat e përçarjes dhe demonizimit.

Kjo qasje është një dëshmi e qartë e paaftësisë së tij për të udhëhequr dhe për të adresuar krizat që e kanë çuar vendin në një rrugë pa krye.

Mickoski ka më shumë se dy vite që me një fushatë dhe propagandë të egër ushqen sentimentin anti-BDI duke dashur që dështimet tre dekadëshe të shtetit që burrojnë nga korrupsioni i partive Maqedonase t’ia faturoj BDI-së dhe shqiptarëve, e me këtë të arsyetoj qasjen selektive që është duke e bërë në luftën kundër këtij fenomeni.

Qytetarët e kuptojnë se një lider që ndan dhe përqendrohet në “armiq imagjinarë” nuk është i aftë të zgjidhë problemet reale që ata përballen.

Në vend që të sjellë një perspektivë të re dhe të çojë vendin drejt integrimit evropian, Mickoski po e çon Maqedoninë e Veriut në izolim dhe regres.

BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur Marrëveshjen e Ohrit, stabilitetin ndëretnik dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët dhe gjithë qytetarët do të refuzojnë politikat e përçarjes dhe do të kërkojnë një lidership që sjell drejtësi, zhvillim dhe barazi për të gjithë.

Mickoski duhet të kuptojë se qytetarët nuk mund të mashtrohen më me retorikën e tij të vjetër dhe të njohur – ata e shohin qartë se kjo është vetëm një mbulesë për mungesën e vizionit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje