Maqedoni

BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët

Autori

Autori

Portali Tetova

September 11, 2024, 10:09

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e të martës me krerët e komunave, ish ministrat dhe sekretarët e partisë ka caktuar agjendën sipas tyre për të mbrojtur legjitimitetin e votës shqiptare. Ndonëse ishte përfolur për mënyrat se si partia e Ali Ahmetit do të kundërshton sipas tyre shkeljen e vullnetit të qytetarëve, në fund integristët kanë vendosur për të kundërshtuar në mënyrë paqësore.

Nuk do të ketë protesta, por takime me qytetarët duke filluar nga Struga e deri në Likovë, nëpër komunat me të cilat udhëheq BDI-ja, duke përfshi edhe degët e komunave ku nuk ka kryetarë si Tetova, Gostivari, Çairit etj. Këto takime nuk përfshijnë pjesëtarë të partive të tjera brenda Frontit Evropian.

Mësohet se në takim kanë referuar edhe përfaqësues të strukturës policore, ku janë vlerësuar argumentet pro dhe kundër për një hap të tillë. Siç mëson ALSAT, ende nuk ka zyrtarisht një koordinator për këto organizime, edhe pse ky rol mund t’i caktohet njërit prej komunave të udhëhequr nga kjo parti. Në takim është folur edhe për çështje të tjera sikurse korridoret 8 dhe 10, operatorin e tretë celular në vend, kolektorin e dështuar në Kërçovë, e deri edhe te mundësia e qeverisë së gjerë, apo edhe politika e jashtme që diktohet pas zgjedhjeve në SHBA. Së fundi eksponentë të përafërt me partinë e Ahmetit dhe mediat e afërta me këtë parti kishin filluar të plasonin informacione kërcënuese për protesta destabilizuese, kërkesa për parlament dydhomsh, fushatë gjithëpërfshirëse për jo-legjitimitetin e njërës nga partitë që përbëjnë shumicën etj. Ministria e Brendshme kishte deklaruar se ka indikacione për destabilizim por deri tani nuk ka veprime konkrete.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
IMG_1681
Kuzeska: Statusit i ushtarëve të UÇK-së të zgjidhet me një ligj tjetër
IMG_1678
Sërish të shtëna me armë në Shkup, në vendin e ngjarjes shihen katër gëzhoja plumbash!
IMG_1677
Digjen katër vetura në Shkup
IMG_1670
Milaim Zeka, opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3
IMG_1667
451 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit prej sot bojkotojnë mësimin
9895c9de-6ec6-4928-9009-fe23530780d0
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje

DIASPORA