Lajme

BDI: Ju mund të kërcënoni, por ne nuk do të heshtim

March 25, 2025, 09:03

Kumtesë nga BDI
Çdo ditë po rritet numri i ekspertëve, profesionistëve dhe qytetarëve që e shohin dhe e thonë qartë se çfarë po ndodh: kjo është ndjekje politike, jo hetim.
Në vend që të përballet me pyetjen se si objekti ka funksionuar për një vit të tërë me licencë të falsifikuar, i mbushur me të mitur, me piroteknikë dhe pa leje, pushteti arreston një ish-ministër – i cili nuk ka pasur kompetenca prej kohësh – vetëm sepse nuk është “i tyre”.

Në një shtet ku e gjithë shoqëria është në zi, Kryeministri në skenë publike demonstron kërcënime vulgare, tërheqje për veshi dhe urdhëron arrestime para kamerave.
Jo për të sjellë drejtësi – por për të fshehur të vërtetën. Jo për të ndihmuar hetimin mbi atë që ka lejuar këtë situatë, por për ta udhëhequr atë personalisht sipas linjës politike.

Dhe gjithnjë e më qartë bëhet se nën sipërfaqe – të gjitha institucionet kanë heshtur për një vit të tërë, edhe pse e dinin çfarë po ndodhte.
Klubi ka qenë sinonim i një “hapësire të mbrojtur” për elitën politike dhe të biznesit lokal.
Kryetarë komunash, inspektorë, komandantë dhe deputetë – të gjithë kanë qenë aty. Të gjithë e dinin.
Dhe të gjithë kanë heshtur.

Publiku me të drejtë kërkon përgjigje për pyetjet logjike:
Kush e lejoi që klubi të funksionojë ilegalisht për një vit të tërë në çdo aspekt: me llogari të bllokuar, pa lëshuar kupona fiskalë, i mbyllur apo jo nga Administrata Tatimore – ende nuk është e qartë, gjithsesi pa asnjë leje të ligjshme, madje edhe me një licencë të skaduar dhe të falsifikuar.
Kush për një vit të tërë nuk ka arritur të vërejë përdorimin e rregullt të mjeteve piroteknike, të cilat kanë qenë të dukshme në të gjitha rrjetet sociale?

Dhe si është e mundur që askush nuk e ka parë madhësinë e ngjarjes fatale që jo vetëm qyteti, por i gjithë rajoni e dinte?
Kush për një vit ka toleruar që objekti të mbushet mbi kapacitetin e lejuar, ashtu si në natën fatale, madje edhe me fëmijë të mitur, duke i vënë drejtpërdrejt në rrezik qytetarët që e kanë frekuentuar atë?
Dhe në fund, a ka dikush në këtë Qeveri minimumin e integritetit personal për të kërkuar ose për të dhënë përgjegjësi politike?
A ka të paktën një prej atyre që kanë qenë në funksion për një vit me aq integritet?
Ju mund të kërcënoni, por ne nuk do të heshtim.
Do të bashkëpunojmë me çdo hetim objektiv dhe të pavarur, por nuk do të ndalemi së kërkuari përgjigje të qarta për pyetjet e dukshme dhe nuk do të heshtim përballë ndjekjes politike.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në