Lajme

BDI në krizë: Tubimi i Ahmetit pa mbështetjen e Çairit

February 27, 2025, 10:02

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dikur një forcë dominuese në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tani po përballet me vështirësi për të mbushur edhe sallat më të vogla. Në mungesë të një përkrahjeje të natyrshme, partia ka bërë thirrje nga të gjitha qytetet që ta mirëpresin liderin e saj, Ali Ahmeti, në një tubim të quajtur “mbledhje me popullin” në sallën e Operës dhe Baletit në Shkup.

Një sinjal i qartë i rënies së ndikimit të BDI-së erdhi nga Çairi – bastioni i saj kryesor, i cili kësaj here nuk iu përgjigj si pritej. Për të shmangur turpin e një salle të zbrazët, partia u detyrua të sjellë njerëz nga qytete të tjera, duke u përpjekur të krijojë iluzionin e një mbështetjeje të madhe.

Rënia e mbështetjes për BDI-në nuk është e rastësishme. Përveç goditjes së madhe me vendosjen e ish-kryeministrit nga radhët e saj, Artan Grubi, në listën e zezë të SHBA-së, pakënaqësia në rritje buron edhe nga mospërfillja e figurave të reja dhe mungesa e reformave të vërteta brenda partisë. Ali Ahmeti vazhdon ta mbajë peng BDI-në me të njëjtat figura të korruptuara dhe të shpenzuara politikisht, duke injoruar kërkesat për ndryshim dhe për një qasje të re.

Ndërkohë, në skenën politike të Shkupit ka ndodhur një ndryshim i dukshëm. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit dhe koalicioni VLEN kanë betonuar pozicionin e tyre si forca më e madhe politike në kryeqytet, veçanërisht në Çair, duke e lënë BDI-në të përballet me realitetin e humbjes së mbështetjes popullore.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën

Më shumë nga kategoria

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
toshkovski
Toshkovski: Burgun e kthyen në “han pa porta”, të burgosurit kishin privilegje për 8-10 orë në ditë
91e18574-f8d2-4aae-8b8a-d3ce9fef93e8
BDI në krizë: Tubimi i Ahmetit pa mbështetjen e Çairit
IMG_6700
Arianit Besiri është kryetari i parë shqiptar i një bashkie në Gjermani
IMG_6683
Ylli tetovar, Arianit Ramadani, sjell projektin e parë me videoklip - "T'lutna"
IMG_6659
VLEN: Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!
IMG_6655
Gashi në Londër takohet me përfaqësues të diasporës