Maqedoni

BDI: Një javë që shpërfaqi fytyrën e vërtetë të pushtetit me legjitimitet monoetnik

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 15, 2024, 10:12

Nga BDI përmes një kumtese thonë se kjo javë përfundoi qartë me agjenda të Qeverisë pa legjitimitet për të provokuar harmoninë ndëretnike, shkruan Klan M.

“Përfundon sot një javë gjatë së cilës u demonstrua qartë agjenda e qeverisë pa legjitimitet për të provokuar harmoninë ndëretnike, për të sulmuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të kufizuar të drejtat kolektive të komuniteteve në këtë shtet, të ndërtuara me shumë mund e sakrifica.

Gjithçka nisi me vendimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të ekzekutuar urdhrat e partisë, duke realizuar iniciativat që VMRO-DPMNE ka dërguar për të sfiduar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe duke vazhduar seancën, pavarësisht largimit të gjykatësve nga komunitetet etnike.
Për më tepër, thirrjet për debat publik për rinegocimin e Marrëveshjes së Ohrit janë një sulm direkt ndaj themeleve të harmonisë sonë ndëretnike.

Vetëm qëndresa e qytetarëve parandaloi këtë ekzekutor partiak të destabilizojë ekuilibrat etnikë të ndërtuar me shumë mund e sakrifica.

Përderi sa kryeministri vazhdon të heshtë ndaj thirrjeve tona për të tërhequr këto iniciativa nga Gjykata Kushtetuese, qeveria e tij vazhdon kufizimin praktik në përdorimin e gjuhës shqipe. Këtë javë pamë qartë sesi në ligjet që qeveria dërgon në Kuvend, gjuha shqipe po eliminohet, në kundërshtim të plotë me Ligjin aktual për Përdorimin e Gjuhëve.

Po kështu, Ministri i Arsimit ka propozuar një ligj që synon supremacinë monoetnike në proceset arsimore, duke imponuar himnin maqedonas në të gjitha shkollat, pavarësisht përkatësisë etnike të nxënësve, dhe duke krijuar një asimetri gjuhësore dhe kulturore në bazat e të dhënave arsimore.

Ndërkohë, për polikanët shqiptarë në këtë qeveri, të përzgjedhur nga VMRO për të luajtur rolin e përfaqësuesit të shqiptarëve, nuk mund të thuhet asgjë.
Ata janë një faktor me zero ndikim për shkak të frikës ndaj padronit të tyre, dobësisë dhe korrupsionit të tyre të përditshëm, duke dëmtuar kështu të gjitha arritjet drejt barazisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të godas këtë agjendë anti-shqiptare të kësaj qeverie me legjitimitet monoetnik dhe sjelljen e korruptuar të të ashtuquajturve përfaqësues shqiptarë, që kanë kthyer përfaqësimin politik në një farsë.

Qytetarët meritojnë përfaqësim dinjitoz, mbrojtje të të drejtave të tyre dhe garantimin e vlerave të ndërtuara mbi Marrëveshjen e Ohrit. Ne do t’i mbrojë këto parime deri në fund.

Shkurt e shqip: Kthim prapa s’ka! ” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut
IMG_3772
“Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave
IMG_3770
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
IMG_3769
Arabia Saudite e demanton shpejt Trumpin: S’ka lidhje me Izraelin pa shtet palestinez
IMG_3767
Aksion i Policisë Financiare dhe MPB-së, nën llupë prokurimet e Qeverisë