Maqedoni

BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 30, 2024, 12:03

Pohimet e opozitës se “BDI dëshiron të shkaktojë krizë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale”, janë shpifje copy-paste e VMRO-së së Mickoskit, kundërpërgjigjen integristët ndaj komunikatës së djeshme të koalicionit VLEN.

Sipas BDI-së, opozita shqiptare, funksionon me Shtab të përbashkët zgjedhor, duke u shndërruar kështu në vegël të qendrave pro-ruse në vend, kurse shppifjet e parreshtura kundër Bujar Osmanit, sipas integristëve paraqesin fushatë për të ndihmuar kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskën

“Kjo u dëshmua me deklaratat e fundit, të koordinuara me ministrin teknik të VMRO-së për Punë të Brendshme, i cili ditë më parë kërkoi prani të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, në përpjekje për të paraqitur shqiptarët si faktor destabilizues. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme, shpifjeve dhe luftës speciale hibride ruse që nxit urrejtjen ndëretnike dhe rrezikon rrugën euro-integruese të vendit” – thonë nga BDI.

VLEN, gjatë së premtes, përmes një komunikate ka drejtuar akuza ndaj BDI-së për skenare për të shkaktuar krizë politike gjatë procesit zgjedhor.

Sipas opozitës shqiptare, BDI-së dhe miqtë e tyre të koalicionit janë gati për mashtrime të ndryshme parazgjedhore, kurse sic thuhet në komunikatë, Qeveria e Kryeministrit Talat Xhaferit në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SPB Tetovë. VLEN-i është zotuar se do të mbrojë votën shqiptare. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve