Maqedoni

BDI: Qeveria të ndalojë zbatimin e agjendës ruse për destabilizimin e vendit

Autori

Autori

Portali Tetova

December 3, 2024, 10:12

BDI nëpërmjet një kumtese për media kërkon që të ndalojë, siç thonë ata, agjendën ruse për destabelizim të vendit. Nga BDI thonë se qeveria po fajëson shqiptarët për krizat që i shkakton vet ekzekutivi, ndërsa theksojnë se kjo po bëhet për të devijuar vëmendjen nga mos-realizimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim të thellë për politikat e rrezikshme të qeverisë, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe përkojnë me një agjendë destabilizuese që i shërben interesave gjeopolitike të Rusisë. Veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë fajësimin e shqiptarëve për kriza që i prodhon vet, tregojnë një strategji të qartë që synon dy qëllime: Të shkatërrojë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe
të devijojë vëmendjen nga dështimi për të realizuar ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian”.

“Prania e figurave si zëvendëskryeministri Stoilkovic dhe bashkërendimi i tij me agjendën destabilizuese të politikanëve si Vulin, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Kremlinin dhe përpjekjet për të minuar stabilitetin rajonal, është dëshmi e qartë e ndikimit të drejtpërdrejtë të Rusisë në këto zhvillime. BDI thekson se shqiptarët kanë qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promovues të proceseve euro-atlantike në Maqedoninë e Veriut”.

“Përpjekjet për t’i portretizuar ata si faktor destabilizues janë të pabaza dhe kanë për qëllim të maskojnë dështimet e qeverisë dhe orientimin e saj drejt agjendave të huaja. I bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këtë kurs të papërgjegjshëm dhe të japë llogari publike për motivet dhe pasojat e këtyre politikave.
Shqiptarët nuk do të bien pre e këtyre provokimeve të qëllimshme dhe do të vazhdojnë të mbrojnë stabilitetin, paqen dhe rrugën euro-atlantike të vendit”, thonë nga BDI.

Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër këto zhvillime dhe të ndërhyjë për të parandaluar që siç thonë, agjendat destabilizuese të shkaktojnë dëme të pariparueshme për vendin dhe rajonin.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi

Më shumë nga kategoria

IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
Türkiyenin #1 Canlı Casinoları Gerçek Krupiyeli Online Casinolar
Leonbet ᐉ Επίσημη Ιστοσελίδα, Παίξτε Online Δωρεά
IMG_5868
Toshkovski: Policia punon në zbardhjen e incidenteve me përdhosjen e flamujve
"turecko: Online Kasina A New Bonusy 202
Казино Пин Ап Официальный Сайт Pin Up Casino Играть Онлай
IMG_5853
Tetovë, 60-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje e dyfishtë në Çellopek