Lajme

BDI reagon ndaj deklaratave të Mickoskit

April 7, 2025, 11:04

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas deklaratave të sotme të Micksokit i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit”, informon portali “tetova1”.

“Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit,” dëshirojmë të theksojmë qartë dhe prerë:
Situata e shqiptarëve sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut po rikthehet në atmosferën para vitit 2001.
Edhe atëherë, askush nuk donte të dëgjonte ankesat autentike të shqiptarëve.

Në vend të kësaj, këto ankesa legjitime cilësoheshin si aspirata separatiste e irredentiste.
Kudo përhapeshin naracione se “shqiptarët janë në pozitë të mirë” — ndërsa në realitet ishin të shtypur, të përjashtuar dhe të padukshëm në institucionet shtetërore.
Vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, bota e pa të vërtetën: shqiptarët ishin realisht të margjinalizuar dhe të diskriminuar në mënyrë sistematike.

Sot, 20 vite më vonë, po përsëritet e njëjta përpjekje për të heshtur ankesat legjitime të shqiptarëve — por me një narrativë të re.
Jo më “separatistë” apo “irredentistë”, por “të korruptuar”. E njëjta përmbajtje, vetëm se me mbulesë të re.
Një tentativë e vjetër për ta relativizuar të vërtetën, për ta shpërqendruar debatin dhe për të mbuluar një realitet që është i prekshëm për çdo qytetar.

Nëse Kryeministri kërkon ide kreative, atëherë po i propozojmë disa:

⁠Mos e prek ligjin e gjuhës shqipe
• Le të bëjmë vetting të plotë për të gjithë funksionarët nga viti 1991 e deri më sot – të hetohen pasuritë, burimet dhe mënyra se si janë fituar.
• Të rihapet procesi i privatizimit – që të zbardhet sesi u plaçkit pasuria publike dhe kush përfitoi prej saj.

Mos e prek Marrëveshjen Kornizë të Ohrit – ajo është themeli i bashkëjetesës dhe garancia për barazi.

Këto janë idetë kreative që i nevojiten vendit.
Jo fjalë të mëdha për të mbuluar padrejtësitë e reja, por guxim për të përballur të vërtetat e vjetra”, thuhet në reagimin e BDI-së.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2434
Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua, po e luan tani viktimën, të gjithë e dinë se do përfundojë në prerin e BDI-së
IMG_2431
VLEN: Vendimi i Taravarit është në favor të ringjalljes së BDI-së, në zgjedhje shkojmë me një listë për kryetar dhe këshilltarë
IMG_2418
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
IMG_2415
Taravari: ASH-ja është familje e madhe, edhe Sela nëse do, është i mirëseardhur
IMG_2412
Von der Leyen: Perëndimi ashtu si e dinim nuk ekziston më
IMG_2408
Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin