Lajme

BDI Shqiptarët po largohen nga shërbimet sekrete të Maqedonisë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 19, 2025, 10:02

“Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut
Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut.

Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët.
Ky përjashtim masiv nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit.

Përkundrazi, është një spastrim i qëllimshëm, i mirëmenduar, që nuk ka për qëllim vetëm margjinalizimin, por ringjalljen e një mentaliteti të rrezikshëm që për dekada e ka parë popullsinë shqiptare si “armik të brendshëm”.
Informacionet e besueshme që flasin për punësimin masiv të dhjetëra, në mos qindra personave joshqiptarë në pozicione kyçe brenda shërbimeve sekrete, janë dëshmi se ky nuk është thjesht një proces administrativ, por një strategji për të kthyer agjencitë e sigurisë në instrumente të kontrollit politik dhe etnik, duke minuar në themel parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

I bëjmë thirrje NATO-s, Bashkimit Evropian dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë që njohin dinamikat e sigurisë në Ballkan, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos lejojnë që ky spastrim të kalojë në heshtje.
Përjashtimi sistematik i shqiptarëve nga strukturat e sigurisë nuk është vetëm një goditje ndaj një populli të caktuar — është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin, kohezionin ndër-etnik dhe orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Pasojat e kësaj qasje të papërgjegjshme mund të jenë dramatike dhe gradualisht të rikthejnë mosbesimin e thellë mes shqiptarëve dhe shtetit, e në veçanti ndaj strukturave të sigurisë.
Ky është një paralajmërim që nuk mund të neglizhohet.
Është koha për veprim të mençur dhe të shpejtë, për të parandaluar kthimin e praktikave të së kaluarës që kanë prodhuar vetëm ndarje, pasiguri dhe destabilitet.” thuhet në reagimin e BDI-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit

Më shumë nga kategoria

IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_5819
Defekt në trafostacionin në Tetovë, pa energji elektrike rreth 5.000 shfrytëzues
IMG_5807
Toshkovski: Më së voni, gjatë muajit prill do ta vëmë në funksion “one stop shop” në “Bllacë”
IMG_5805
VLEN: Kreshnik Bekteshi e tha troç, Artan Grubi drejton BDI-në!
IMG_2265
Arrestohet shkupjani në Tetovë, me dhunë një personit i kishte marrë para dhe dy celularë
IMG_5793
Policia e RMV-së ka shqiptuar mbi 18 mijë dënime në komunikacion vetëm në muajin shkurt
IMG_5788
Mexhiti: 9 milionë denarë për ujësjellësin dhe kanalizikin e ri në Serovë