Lajme

BDI: Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian

March 28, 2025, 09:03

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin.

Ai e dikton dinamikën e proceseve, duke përcaktuar publikisht të dyshuarit dhe fajtorët që në fazën fillestare, madje edhe para se prokuroria të nisë hetimet.

Ai, në skenë publike, demonstron një pushtet të paligjshëm politik për të kontrolluar procesin e shkarkimit dhe ndalimin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, duke mos kursyer as kërcënimet për linçim publik në rrugë.

Hetimi për tragjedinë në Koçan është shembulli më grotesk i drejtësisë selektive që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend. Ky proces është shndërruar në një karikaturë të një hetimi ligjor, ku të gjithë janë fajtorë, përveç nëse janë nga VMRO-DPMNE.

Kjo situatë e rëndë kërkon aktivizimin e të gjitha mekanizmave për të parandaluar degradimin e plotë të logjikës ligjore, e cila do të ketë pasoja të parikuperueshme për zhvillimin politik të shoqërisë dhe për harmonizimin e saj me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Komisionit Evropian me kërkesën që një ekip ekspertësh të ndjekë nga afër këtë farsë hetimore, ku

Qeveria akuzon gjithçka dhe këdo rreth saj vetëm për të mbrojtur ata që ishin përgjegjës për të parandaluar këtë tragjedi.

Vetëm si shembull: në zinxhirin e fajtorëve, çuditërisht, nuk përfshihet edhe Ministri i Punëve të Brendshme, i cili 13 muaj para tragjedisë ishte në dijeni për ekzistencën e një klubi nate ilegal që shkelte të gjitha standardet e mundshme të sigurisë, si dhe Inspektorati Shtetëror dhe Administrata Tatimore, të cilat nuk ndërmorën asnjë masë.

Përkundrazi, pikërisht Ministri përgjegjës del çdo ditë për të na paraqitur të gjithë fajtorët e tjerë, në mënyrë që të lirohet edhe nga përgjegjësia politike morale.

I bëjmë thirrje Komisionit Evropian të dërgojë menjëherë ekspertë ligjorë dhe të përfshihet drejtpërdrejt me një monitorim të përforcuar të këtij rasti; më pas, me ekspertizën dhe gjetjet e saj, do të ndihmojë komisionin parlamentar, i cili duhet të krijohet menjëherë nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut janë rregullat dhe parimet bazë të Bashkimit Evropian, dhe ato duhet të mbrohen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_0832
Pritje të gjata në pikën kufitare "Bllacë"
IMG_0812
BBC: Gjermania po përgatitet për luftë
IMG_0817
Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!
Policia_12_1-720x470
Arrestohet shoferi nga Gostivari për vozitje me shpejtësi prej 173 km/h në zonë me kufizim 80 km/h”
IMG_0810
Sindikata e Policisë: Në prill duhet të ketë rritje të pagave të policisë
IMG_4032
BDI: Agjencia “Rubikon” ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan