Maqedoni

BDI: Sjellja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe skandaloze – Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme!

Autori

Autori

Portali Tetova

December 12, 2024, 10:12

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar sjelljet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar dorëheqjen e tij, përcjellë Klan M.

“BDI dënon me forcë zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku ndërhyrjet monoetnike në një shtet shumëetnik krijojnë një precedent të rrezikshëm.

Vendimi për të vazhduar procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë, pavarësisht bojkotit nga gjykatësit e komuniteteve shqiptare dhe turke, është një tregues shqetësues i mungesës së respektit ndaj barazisë dhe harmonisë ndëretnike.

Megjithatë, reagimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në konferencën për shtyp shënon kulmin e papranueshmërisë. I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën prapa tij, pavarësisht faktit se ligji mbi përdorimin e gjuhëve është në fuqi, Kryetari deklaroi se “e di që ligji është në fuqi, por mua nuk më pëlqen”. Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme!

Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën. Sjellja e tij minon jo vetëm besimin e qytetarëve në institucione, por edhe parimet themelore të demokracisë dhe barazisë ndëretnike.

Për këto arsye, BDI bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Zhvillime të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë, dhe institucionet duhet të veprojnë për të garantuar respektimin e ligjit dhe vlerave të barazisë ndëretnike” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit

Më shumë nga kategoria

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_7060
“Shumë ka qenë si person arrogant” – Ja çfarë thonë qytetarët për Artan Grubin
IMG_7051
Avni Ponari një ndër biznesmenët më të mëdhej shqiptar, njeriu i sukseseve, drejtor i Sigal Uniqa Group Austria
temperatura-nxeht
Shkencëtarët parashikojnë: 2025 do të jetë viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar
policia-mk-780x439-3-750x430
“Në të ardhmen e afërt do të ketë polici komunale”, Gjorgjievski: Kërkojmë që gjobat të rriten nga 50-200 € në 4000-6000 €
IMG_7037
Miratohen ndryshimet ligjore për të përshpejtuar ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d
IMG_7016
Qeveria propozon ligj ku nxënësit e shkollave të mesme detyrohen ta këndojnë himnin shtetëror