Trendy

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, zbulohen shkaqet!

Para 3 ditë

Portali Politico ka paralajmëruar mundësinë e bllokimit nga Brukseli të rreth 1.5 miliardë euro për Serbinë pas ndërhyrjeve ligjore qeveritare në pavarësinë e gjyqësorit.

Në intervistën me këtë portal, komisionerja Kos shprehet se ligjet për gjyqësorin duhet të përputhen me rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili pritet të japë në fund të muajit prill opinionin e tij mbi ndryshimet kontroverse ligjore të Serbisë.

Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi, nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrja e përsëritur në median e pavarur. Paketa e ligjeve për të ristrukturuar gjykatat dhe për të ndryshuar mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap serioz prapa. Si vend kandidat, presim që Serbia të përafrojë me BE-në politikën e saj të jashtme”, theksoi komisionerja Kos për Politico.

Trending