Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar Pas zbulimit të manipulimit të votave përgjatë procesit të rinumërimit të tyre, ka reaguar i pari i PDK-së, Bedri Hamza duke kërkuar rinumërim të plotë të votave në të gjithë Kosovën. Siç tha Hamza, ky është një hap i domosdoshëm.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, ka shkruar Hamza.










