Maqedoni

Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026

March 29, 2025, 12:03

Audi ka bërë të ditur planet për modelin e ardhshëm elektrike, i cili do të jetë i ngjashëm me A3 dhe pritet të debutojë vitin e ardhshëm. Modeli do të jetë më i përballueshëm për t’u blerë. Por kompania do të vazhdojë prodhimin e motorëve me djegie të brendshme më gjatë se sa ishte parashikuar fillimisht.

Shefi i Audi, Gernot Doellner, në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, konfirmoi se kompania do të prezantojë një “automjet elektrik në të njëjtën klasë me A3”, i cili do të prodhohet në Ingolstadt duke filluar nga viti 2026. Ky model mund të marrë emrin A2 e-tron ose A3 e-tron dhe pritet të shitet paralelisht me versionin aktual të A3 me motor me djegie të brendshme.

Sipas informacioneve, modeli i ri elektrik do të bazohet në platformën ekzistuese MEB, e cila përdoret tashmë nga Audi Q4 e-tron dhe modelet Volkswagen ID. Platforma e re SSP, e destinuar për veturat elektrike të gjeneratës së ardhshme, pritet të debutojë në vitin 2028 ose 2029 dhe do të jetë baza për Golfin e ri dhe modelet e ardhshme elektrike si T-Roc, Skoda Octavia dhe Cupra Leon.

Sa i përket dizajnit, vetura elektrike pritet të jetë e ngjashme me Audi A3 AllStreet.

Çmimi pritet të jetë më pak se 25 mijë euro.

Përveç këtij modeli, Audi ka paralajmëruar edhe një veturë të re për tregun kinez, e cila do të prezantohet në prill dhe po zhvillohet në bashkëpunim me SAIC.

Ndërkohë, Audi po përballet me sfida të mëdha për shkak të ritmit të ngadaltë të shitjeve të automjeteve elektrike, konkurrencës së fortë dhe pasigurive në treg. Për këtë arsye, kompania ka njoftuar planin për të shkurtuar 7 mjë vende pune në Gjermani deri në vitin 2029, duke synuar ta bëjë këtë në një mënyrë të “përgjegjshme shoqërore”. /Kohanet

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore