Trendy

Bejta: Me lejen e Zotit dhe me aminin e liderëve të VLEN-it e shpall kandidaturën për Gostivarin

Para 1 muaj

Nevzat Bejta do të jetë kandidat i VLEN-it për zgjedhjet komunale në Gostivar.
Mbrëmë nëpërmjet një postimi Bejta ka bërë të ditur se kandidatura e tij ka aminin edhe të liderëve të VLEN-it.

“Të nderuar qytetarë të Gostivarit,
Me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, është vendosur që kandidati i VLEN-it për këto zgjedhje në Gostivar të jem unë.
Për zyrtarizimin e kësaj nisme të ndershme dhe me qëllim të vetëm – të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gostivarit – nesër në orën 12:00 do të dorëzojmë kandidaturën pranë Komisionit Komunal Zgjedhor.
Në emrin tim, në emër të liderëve të VLEN-it dhe të shtabit qendror, ju ftojmë që nesër, në orën 12:00, te parku i vogël pranë komunës, të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës.
Takohemi nesër. Na priftë e mbara.
Me respekt,
Nevzat Bejta”, ka shkruar Nevzat Bejta.
/tetova1/

Trending