Trendy

Bejta: Nuk kam armiqësi me askënd e as me Ali Ahmetin, Taravari me vite ka ofenduar votuesit e BDI-së

Para 1 muaj

Nevzat Bejta ka dorëzuar sot kandidaturën për kryetar të Gostivarit nga radhët e koalicionit VLEN.

Ai tha se nuk ka armiqësi me Ali Ahmetin dhe me asnjë në Maqedoninë e Veriut.

“Kam bërë vetëm punë të mira dhe kam qenë gjithnjë në shërbimin e qytetarëve të mi dhe në shërbim të qytetarëve në nivelin republikan”, ka deklaruar Bejta.

Bejta tha se partitë politike nuk mund t’i komandpojnë votuesit dhe anëtarësin.

“Arben Taravari 10 vite i ka ofenduar votuesit e BDI-së, i ka ofenduar udhëheqësit e BDI-së dhe unë nuk besoj se votuesit dhe qytetarët do të ja japin votën atyre, po ato do të japin votën kandidatit që e meriton dhe punon për të mirën e qytetit të Gostivarit”, deklaroi Bejta. /SHENJA/

Trending