Maqedoni

Bekim Fazliu: Sa është kujdesur BDI për UÇK-në?!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

May 1, 2024, 06:05

Shkruan: Bekim Fazliu

🔲️Për 2001-in, Gogës i djeg hala, si “zaebana strana” që është! Ndjesë për fjalorin, po këta me fjalor fëmijësh prej keksash e tamlash, s’marrin vesh, sidomos kur i thotë dikush që kanë “luajtur teze” 10 vjet bashkë në qeveri, e edhe sot shkojnë natën t’i lusin t’i marrin në qeveri pa kushte!

🔘Është fatkeqësi që edhe pas 23 vitesh nga konflikti i vitit 2001, ende për efekte elektorale hapen tema të ndjeshme që provokojnë, e veçanërisht që i provokojnë rëndë shqiptarët. Goga e mjerë duhet ta dijë që propozimi i saj është thjesht një ëndër që nuk realizohet kurrë (në gjuhën e saj, Samo Pusta Zhellba). Edhe vetë ajo e di se një propozim i tillë, nuk mund të vijë kurrë në rend dite. Edhe vetë ajo e di se e para, roli i presidentit (nëse zgjidhesh‼️) është njësoj si roli i Dhëndrit apo Nuses së re, që vetëm rrijnë të paluar në ditën e dasmës dhe e dyta, ky propozim kërkon ndryshime kushtetuese, 80 deputet, Badenter dhe miratim ndërkombëtar, që do të thotë ASNJËHERË, NEVER, NIKOGASH❗️

🔘Për ne, edhe më fatkeq është fakti që dikush edhe njëherë na e rikujton paaftësinë e BDI-së, që 22 vitet e saj në pushtet , i kishte të pamjaftueshme për të zgjidhur me ligj statusin e ushtarëve, invalidëve, të dëshmorëve dhe të vetë UÇK-së, që edhe pse vazhdimisht premtojnë dhe kërkojnë votat e shqiptarëve në çdo cikël zgjedhor që kjo çështje të zgjidhet një herë e mirë dhe kështu njëherë e mirë të mbyllen gojët e liga si puna e Gogave që trazojnë plagë, kurrë nuk e realizojnë !

🔘Fatkeqësi tjetër është se edhe përskaj dështimit absolut të BDI-së në këtë çështje, ata vazhdojnë paturpësisht të keqpërdorin UÇK-në për efekte elektorale dhe për ndonjë votë plus!

➡️ Se sa është kujdesur BDI për UÇK-në, flasin faktet që i njohim të gjithë NE.

🔸️Unë dhe JU njohim plot ushtarë e komandantë që kanë vuajtur dhe vuajnë burgjeve, vetëm pse nuk janë pajtuar me padrejtësitë dhe me pushtetin.

🔸️ Unë dhe Ju njohim edhe plot ushtarë e komandantë që janë të papunë e me gjendje të rënduar sociale.

🔸️ Unë dhe Ju njohim shumë ish ushtarë , të cilët nga mosdurimi i padrejtësive e mospasja e perspektivës, kanë marrë rrugën e mërgimit. 🔸️Dhe për fund dhe më e keqja për ta, NE dimë dhe mbajmë mend shumë ish-ushtarë që janë vrarë nga policia pas vitit 2001.
🔸️Njohim edhe plot ish-ushtarë të vrarë në rrethana “misterioze”, të cilat edhe sot e kësaj ditë ende nuk janë zbardhur!

‼️Turp për NE e mbi të gjithë, TURP për pushtetin e mjerë 22 vjeçar të BDI-së” – ka shkruar ish deputeti Fazliu.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1149
Rrahje në Gjykatën e Tetovës, polici gjyqësor sulmon fizikisht një të punësuar në gjykatë
IMG_1148
Sërish anulohet seanca për Spitalin modular në Tetovë
IMG_7549
Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person
IMG_1146
Kos përsëriti: Për të përparuar në anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën
IMG_5804
BDI akuzon Andonovskën për largimin e shqiptarëve nga ISHP-ja
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë