Trendy
Screenshot

Bekim Qoku: Çdo vendim i Besës është edhe vendim i VLEN-it

Para 2 orë

Deputeti i dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it në një paraqitje në TV21, ka folur për shkrirjen e VLEN-it në parti dhe vendimin e fundit të Lëvizjes Besa, e cila e shkarkoi të gjithë kryesinë, ne funksion të shkrirjes së VLEN-it.

Qoku tha se Besa është VLEN dhe VLEN-i është Besë.

“Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur e braktis VLEN-i Qeverinë. Jo vetëm nëse del BESA del VLEN-i, por çdo vendim i Besës, është vendim i VLEN-it. Besa është VLEN, VLEN-i është Besë, edhe pak, sepse shpresoj të mos ketë, as Besë, as LD, as ASH, as Alternativë, por të ketë vetëm VLEN. Dhe Bilall Kasami, do të flasë dhe flet në emër të VLEN-it, siç flet Izet Mexhiti, Bekim Sali, Arben Fetai, Bekim Qoku flasin si VLEN”, tha Qoku.

Ndërsa i pyetur për Fatmir Limanin, Qoku tha se nuk mund të perzihet në atë se kë e pëlqen kryeministri më shumë nga ministrat.

“Aktualisht Limani është në strukturat e Lëvizjes Besa që janë ende funksional. Unë nuk mund të përzihem se kë e pëlqen kryeministri më shumë prej ministrave”, tha Qoku.

Trending