Deputeti Bekim Sali, bashkë me kryetarin e Alternativës dhe njërin prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, kandidatin e VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, si dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanin, morën pjesë në hapjen solemne të çerdhes “Bambi” – institucionit parashkollor më të madh në nivel shtetëror.
Kjo çerdhe moderne ka një kapacitet prej 350 fëmijësh dhe 22 klasa funksionale, duke u shndërruar në simbol të investimeve në të ardhmen e brezit të ri.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Bekim Sali shkroi:
“Bashkë me kryetarin e Alternativës dhe njërin prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, kandidatin e VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, si dhe Fatmir Limanin, Ministër i politikës sociale, demografisë dhe rinisë morëm pjesë në hapjen solemne të çerdhes më të madhe në Maqedoninë e Veriut ‘Bambi’.”
Në të njëjtin status ai shtoi:
“Më të vegjëlit e Çairit meritojnë hapësira të këtilla të mësimit, edukimit dhe argëtimit. Ne, nuk do të ndalemi me kaq!”
Ky projekt konsiderohet si dëshmi konkrete e angazhimit të VLEN për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve dinjitoze për fëmijët shqiptarë.










