Trendy

Bela: Jemi pro Ligjit për arsimin e lartë dhe pro cilësisë

Para 1 orë

Prodekani i UNT-së, Bujamin Bela në emisionin “Gjurmët” në Alsat-M ka thënë se Ligji i ri për arsimin e lartë ka të bëjë me rritjen e cilësisë në arsim, pasi siç thotë, “baza e një shoqërie dhe një ekonomie nacionale është kapitali njerëzor”.

“Ndoshta mund të them se jemi vonuar për të sjell një ligj të tillë, që ka të bëjë me rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk ka pasuri tjetër natyrore që do del si avantazh konkurrues dhe kjo lidhet direkt me ligjin. Arsimi i lartë, universitetet janë qendra të dijes, ata që bëjnë transferin e njohurive te kuadrot e reja dhe ne kemi nevojë të ngritim cilësinë e arsimit të lartë dhe kjo bëhet duke mos dhënë hapësirë vetëm në mënyrë vullnetare, por disa korniza duhet t’i përcaktojë shteti dhe roli i saj në përgjithësi është të vendos disa korniza dhe ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bela.

Neve si UNT, shton ai, na ka interesuar kjo sepse na prek drejtpërdrejtë, prandaj siç shton, “kemi hasur në një interesim të madh të stafit akademik”.

Si universitete, shton madje ai, kemi krijuar komisione për të analizuar këtë ligj, cilat janë pikat që preken universitet shqiptare në këtë rast UNT, si universitet i ri.

“Procesi nga version i parë, i dytë deri te i treti me marrëveshjet e fundit në qeveri ka ndryshime drastike, sepse në prononcimet tona mediatike kemi thënë se ligji duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe konsultativ me të gjitha universitetet. Kemi pasur takime të ndryshme me ministren e Arsimit për të diskutuar pikat që na cenojnë si universitet. Sepse në fillim jep një dukje se askush nuk është kundër cilësisë, por ajo duhet të ketë parametrat proporcional dhe të drejtë me të gjitha universitetet”, ka thënë Bela.

“Ne jemi pro ligjit, pro cilësisë, por duke i përfshirë të gjithë ato kërkesa që i kemi dorëzuar në ENER, në diskutime me MASH-in në mënyrë të shkruar, në fund kemi shpreh pakënaqësitë tona që na cenojnë si universitete më të reja, po edhe me përfaqësuesit tonë politike që të dëgjojnë kërkesat tona”, ka nënvizuar mes tjerash profesor Bela.

Trending