Analisti Valon Bela ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, duke komentuar deklaratat e tij lidhur me protestat e kosovarëve në Tiranë, përcjell tetova1
Në reagimin e tij, Bela thotë se protestuesit nuk janë armiq të Shqipërisë dhe i kërkon Ahmetit të shprehet lidhur me fyerjet ndaj figurës së dëshmorit Tahir Sinani.
Postimi i plotë i Valon Belës:
“O Ali Ahmeti, protestuesit në Tiranë nuk janë armiq të Shqipërisë apo kështu po ta transmeton këshilltari yt politik nga masoneria skoceze.
Dil burrë thuj dy fjalë për fyerjet e Ramoviçëve ndaj figurës së Tahir Sinanit se ti ishe ai që përurove shtatoren e tij në Bajram Curr.
Tek e fundit, Tahiri dha jetën për luftën tënde që e nise nga Prizreni. Je bë si Hashimi që kur iu ngushtua fyti, tha ‘kam qëndruar larg frontit’…”, ka shkruar Bela./tetova1.mk











