Trendy

Bëni plane për 1 majin? Ja si do të jenë temperaturat

Para 6 orë

Për 1 Maj në vend pritet mot dukshëm më i freskët dhe i paqëndrueshëm, jo tipik për fillimin e muajit maj, me alternim të vranësirave dhe intervaleve me diell.
Nën ndikimin e një mase ajrore të ftohtë që zbret nga veriu, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe do të jenë dukshëm nën vlerat e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Gjatë ditës parashikohet edhe erë e përforcuar nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here do të krijojë ndjesi edhe më të theksuar të të ftohtit.

Orët e pasdites sjellin kushte për reshje të dobëta dhe lokale shiu, ndërsa në zonat malore mbi rreth 1.400 deri në 1.500 metra nuk përjashtohet mundësia për reshje të shkurtra bore.

Trending