Një tjetër sukses për mjeshtrin e karatesë Berat Jakupi, i cili tashmë është zyrtarisht anëtar i Komitetit Olimpik të Maqedonisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jakupi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga presidenti i Komitetit, Daniel Dimeski, si dhe gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e sportit në vend.
I njohur për arritjet e tij të mëdha në karate, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, Jakupi mbetet një figurë e rëndësishme e sportit shqiptar në Maqedoni. Ky angazhim i ri në Komitetin Olimpik pritet t’i japë edhe më shumë mundësi për të ndihmuar sportistët dhe sportin në përgjithësi./Sportmania.al/