Maqedoni

Bërnabiq: Kurti po dëshiron të shkaktojë konflikt të armatosur

Autori

Autori

Portali Tetova

September 27, 2024, 01:09

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në këtë moment nuk ekziston dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se Albin Kurti dëshiron të shfrytëzojë qetësinë politike deri në formimin e institucioneve evropiane dhe zgjedhjet në ShBA “për të shkaktuar një konflikti të armatosur dhe provokim të serbëve në Kosovë”.

Bërnabiq theksoi se ajo që është e re është qëndrimi i ndryshëm dhe kritik ndaj Prishtinës i aleatëve më besnikë në krahasim me atë që është parë deri më tani, ndërsa si shembull ajo thotë se është deklarata e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, i cili tha se Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA nëse nuk hiqet ndalimi i tranzitit të mallrave serbe.

“Unë ndaj frustrimin e popullit tonë që kjo nuk mjafton. Kurti po kap vagonin e fundit të qetësisë politike. Pas formimit të të gjitha institucioneve evropiane, mund të presim një qëndrim tjetër ndaj Prishtinës, nëse arrijmë të ruajmë paqen dhe t’u rezistojmë të gjitha provokimeve”, tha Bërnabiq për transmetuesin publik serb, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha se seanca e rregullt e Kuvendit të Serbisë duhet të fillojë më 1 tetor dhe se një nga ligjet e rëndësishme që duhet të miratohet do të jetë “shpallja e territorit të Kosovës, territor i mbrojtjes së veçantë sociale”.

“Pres që të jetë një nga ligjet e para, si dhe themelimi i një prokurorie speciale që do të merret me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë”, tha Bërnabiq. /Klankosova.tv

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA