Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i ka reaguar nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, pas një postimi të këtij të fundit në rrjetet sociale, duke e akuzuar për hipokrizi dhe mungesë të qëndrimeve konkrete në çështjet kombëtare, përcjell tetova1
Osmani, në reagimin e tij ka theksuar se patriotizmi nuk dëshmohet me deklarata, por me veprime, duke përmendur raportet e tij me Kosovën, Serbinë dhe zhvillimet në Veri të Kosovës.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
“A bre Bujar, më mirë hesht, se patriotizmi nuk të ngjan. Kur e përkthen postimin tënd në shqip, del sikur po thua:
“Ah, sa mirë do të ishte sikur të mos kisha shkuar 11 herë në Serbi e asnjëherë në Kosovë; sikur të mos i kisha takuar kaq shumë Daçiçin, Vuçiqin e Lavrovin, e të paktën një herë ta kisha takuar Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.”
Sa mirë do të ishte të kisha dënuar sulmin në Banjskë, e jo të hartoja planin 9-pikësh për tërheqjen e forcave të armatosura të Kosovës dhe kthimin e bandave të Radoiçiqit e ndikimit serb në veri të Mitrovicës.
Skenat e aktrimit nuk ju ngjajnë me patriotizëm. Kamuflimi me petkun e patriotizmit vetëm sa jua shëmton edhe më shumë hipokrizinë. Patriotizmi nuk matet me fjalë e postime, por me qëndrime dhe veprime kur kombi ka nevojë për to”, ka shkruar Osmani.
Pas këtij reagimi, Durmishi përmes një postimi i kundërpërgjigjet Osmanit duke e akuzuar për hipokrizi dhe mungesë të qëndrimeve konkrete në çështjet kombëtare.
Postimi i plotë i Besar Durmishit:
“A bre Bujar, më mirë hesht, se patriotizmi nuk të ngjan. Kur e përkthen postimin tënd në shqip, del sikur po thua:
“Ah, sa mirë do të ishte sikur të mos kisha shkuar 11 herë në Serbi e asnjëherë në Kosovë; sikur të mos i kisha takuar kaq shumë Daçiçin, Vuçiqin e Lavrovin, e të paktën një herë ta kisha takuar Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.”
Sa mirë do të ishte të kisha dënuar sulmin në Banjskë, e jo të hartoja planin 9-pikësh për tërheqjen e forcave të armatosura të Kosovës dhe kthimin e bandave të Radoiçiqit e ndikimit serb në veri të Mitrovicës.
Skenat e aktrimit nuk ju ngjajnë me patriotizëm. Kamuflimi me petkun e patriotizmit vetëm sa jua shëmton edhe më shumë hipokrizinë. Patriotizmi nuk matet me fjalë e postime, por me qëndrime dhe veprime kur kombi ka nevojë për to”, ka përfunduar Durmishi./tetova1.mk











