Lëvizja Besa ka mbajtur mbrëmë kuvendin ku ka diskutuar emrat e ministrave të mundshëm në kabinetin qeveritar.
Kuvendi ka miratuar Besar Durmishin për ministër të Ekonomisë dhe Punës dhe Fatmir Limanin për ministër të Pushtetit Lokal.
Besari vjen nga Tetova dhe pritet të jetë ministri më i ri në moshë në kabinetin qeveritar, por me një përvojë të madhe në Këshiĺlin e Komunës dhe sektorin privat.