Pas përfundimit të marshit protestues të organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim – dega Tetovë, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet në qytet dhe pjesëmarrjen në protestë, përcjell tetova1
Ai ka vlerësuar sjelljen e qytetarëve, duke theksuar se Tetova ka treguar qetësi dhe maturi, ndërsa ka komentuar edhe qëllimet e organizimit të marshit.
Postimi i plotë:
“Tetova tregoi pjekuri.
Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar.
Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët.
Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet.
E drejta për protestë respektohet gjithmonë. Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike.
Faleminderit tetovarëve për qetësinë dhe dinjitetin”, ka shkruar Durmishi./tetova1.mk











