Trendy

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Para 3 orë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit.

Në redaksinë e Klan Kosovës kanë arritur fotografi nga ky moment në xhaminë Osmani R.A. në Prizren, ku ata shihen duke falur Bajramin me plisa në kokë, simbol ky kombëtar i shqiptarëve.

Madje, imami në plisin e tij mban simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dërguesi i fotografive e ka quajtur këtë moment si “jo vetëm falje, por një dëshmi e identitetit tonë: rrënjët, vlerat dhe uniteti që na mbajnë të fortë si shoqëri”.

Trending