Trendy

Bexheti: Albrim, edhe sikur ti të qëndrosh 10 vite aty kurr nuk do të mund të bësh sa kam berë për 10 muaj

Para 9 muaj

Pas reagimit të zv. ministrit të bujqësisë, Albrim Hoxha ka reaguar edhe paraardhësi i tij Flakron Bexheti informon portali “tetova1”.
Në profilin e tij në facebook, Bexheti ka shkruar:
“Kur paaftësia personale dhe mungesa e takatit politik për t’i shërbyer shqiptarëve mbulohen me akuza ndaj tjetrit, atëherë nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi morale , por me një përpjekje të mjerueshme për të mashtruar opinionin publik.
Në lidhje me reagimin e Albrim Hoxhës, Zëvendës i Zëvendés Ministrit të Bujqësisé të dorëhequr, për pozitën e dobët të shqiptarëve në Ministrinë e Bujqësisë, e informoj opinionin se Albrim Hoxha i cili pa fije turpi pranoi atë pozitë të cilën unë e braktisa për arsye parimore, nuk është etike e as e ndershme të më fajësojë mua për dështimet dhe pa aftësinë e tij.
Unë kam dhënë dorëheqje pikërisht edhe për shkak të neglizhencës së vetë udhëheqësisë se asaj Ministrie dhe strukturave përreth, ndaj punonjësve shqiptarë, për faktin se punësimi dhe avansimi i tyre bllokohej sistematikisht, si në të gjitha instucionet tjera shtetërore.
Për më tepër, në atë institucion dhe në institucionet që ndërlidhen me atë ministri , punësimi i shqiptarëve ishte i papërfillshëm, me një qasje të hapur diskriminuese, ku vendet e punës mbusheshin pothuajse ekskluzivisht me maqedonas. Dhe t’i Albrim ke qenë prezent në mbledhjet e Kryesisë Qëndore kur i kamë ndarë këto shqetësime.
Kam alarmuar të gjithë, përfshirë edhe përfaesuesin e VLEN-it për i caktuar për çështje Kadrovike që komunikonte me kadrovikun e VMRO, gjithashtu edhe dy zv Kryeministrat Shqiptar, sepse saherë që shkoja tek Ministri ai më drejtonte tek Pergjegjesi Kryesor i Kadrovikut të VLEN-it i cili poashtu nuk përfillej nga shefi kadrovikut të VMRO-së, dhe ketë mund ta konfirmosh vetë.
Isha i qartë në atë kohë dhe jam i qartë edhe sot: atë pozitë e lash për arsye parimore, sepse nuk pranova të jem pjesë e një sistemi që përjashton shqiptarët. Të pranosh atë pozitë, e më pas të sulmosh dikë që u largua me integritet, është jo vetëm mungesë burrërie, por edhe dëshmi se nuk je aty për të përfaqësuar interesin publik, por për të mbrojtur interesin tënd personal.
Unë nuk habitem me këtë qasje të ulët tënden sepse edhe në debatet qe une kam paraqitur gjendjen reale ne ate ministri, në Kryesinë qëndrore duke
Kërkuar ndihmë edhe nga Kryetari i partisë , ti në heshtje fërkoje tullacin dhe mezi kishe pritur që unë të tërhiqem dhe të ulesh në atë pozité të cilën aspak nuk do ja shohësh hajrin.
Albrim, pavaresisht që une u tërhoqa, edhe sikur ti të qëndrosh 10 vite aty kurr nuk do të mund të bësh sa kam berë për 10 muaj, për bujqit shqiptar. Këtë do e dëshmojë koha!
Pozitat edhe mund të merren, por integriteti nuk trashëgohet ai ndërtohet me qëndrime, jo me servilizëm.”
Edhe dicka: Është lehtë të ulesh në një karrige që të tjerët e kanë lënë për hir të parimeve por e vështirë të qëndrosh aty me dinjitet.
P.S dhe në fund pse Albrim nuk i mbrojte dhjetra shqiptar qe u larguan nga puna né Njesine Rajonale te Strugës nga Dtejtoria e Pyjeve te Maqedonisë për derisa ju ishit zevendes Minister i Bujqesise? A mos ju kam faj edhe ketu unë?”, përfundon reagimi i Bexhetit.

Trending