Bashkimi Demokratik për Integrim ankohet për presion të qëllimshëm politik ndaj tyre pas kallëzimeve të vazhdueshme penale, kryesisht ndaj dy ish kryetarëve të komunave Kërçovë dhe Saraj, Fatmir Dehari dhe Blerim Bexheti. Për këtë, këshilli i përgjithshëm i kësaj partie mbrëmë mbajti mbledhje ku u bë analizë e situatës politike në vend.
Blerim Bexheti nga kjo parti, shprehet se qëllimi i kësaj Qeverie në fakt është cenimi i Marrëveshjes së Ohrit veçanërisht pasi siç thotë, gjërat që ndodhin vijnë pas “ndjenjave” të kryeministrit Mickoski.










