Blerim Bexheti:
Në një protestë të mbajtur gjatë ditës së sotme, ata kërkuan që provimi i jurisprudencës të mund të mbahet në gjuhën shqipe, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mesazhi ishte i qartë: nuk bëhet fjalë për privilegj, por për zbatim të ligjit dhe respektim të barazisë.
Me pankarta dhe thirrje të drejtpërdrejta, studentët shprehën pakënaqësinë ndaj zvarritjes së këtij procesi, duke theksuar se është e papranueshme që edhe pas miratimit të ligjit, e drejta për të studiuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare ende të mos realizohet në praktikë.
Ata kërkuan nga institucionet përgjegjëse që të veprojnë pa vonesa dhe të garantojnë kushte të barabarta për të gjithë studentët, pa dallim gjuhe.
Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa u paralajmërua se reagimet do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk merren seriozisht.





