Trendy

Bexheti: VLEN-i është frikësuar nga ardhja e Grubit!

Para 18 sekonda

Deputeti i Blerim Bexheti sonte në emisionin “Debat në SHENJA” përshëndeti vendimin e ish-bashkpartiakut të tij, Artan Grubi, për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë, përcjell tetova1

“E përshëndes individualisht, por edhe në emër të Bashkimi Demokratik për Integrim, vendimin e z. Grubi për t’u përballur me organet gjyqësore në një proces ligjor, transparent dhe jo selektiv, për të dëshmuar për çështjet që ai i konsideron të rëndësishme,” deklaroi Bexheti.

Në pyetjen e gazetarit se pas arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi reagoi edhe koalicioni VLEN,  ku në qëndrimin e tyre, deklaroruan se “BDI po dridhet nga frika”, kjo për shkak se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi”.

Bexheti tha se: “Koalicioni VLEN është shumë i shqetësuar besoj se u riaktivizuan tema te qytetarët pasi që shumë akuza politike po edhe me akuza që kanë të bëjnë me pjesën e Lotarisë dhe kazinove që ata të gjithë eksponentët e VLEN-it pa përjashtim që në shumë vende madje edhe në objekte fetare do ti mbullim dhe sigurisht që kanë këtë shqetësim që do riaktivizohet memorja e qytetarëve që jo që nuk janë mbyll po janë shtu dhe me siguri frika mbizotëron se tek qytetarët do të rikthehet tema që ka qenë një mashtrim nga premtimi i tyre se do ti mbyllin kazinot”, përfundoi Bexheti./tetova1.mk

VIDEO

Trending