Trendy

Bie çmimi i naftës pas paralajmimit për fundin e luftës në Iran

Para 1 orë

Bota ka marrë frymë më lehtë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se operacionet ushtarake në Iran mund të përfundojnë brenda dy deri në tre javëve.
Kjo deklaratë ndikoi menjëherë në tregjet globale, duke ulur ndjeshëm çmimet e naftës. Aktualisht, nafta bruto po tregtohet nën kufirin psikologjik prej 100 dollarësh, konkretisht rreth 97 dollarë për fuçi.
Nafta Brent dhe ajo amerikane kanë shënuar rënie prej mbi 4%, çka konsiderohet si sinjal i qartë se tregtarët presin një deeskalim të shpejtë të situatës në Lindjen e Mesme.
Sipas analistëve të tregjeve, reagimi ishte i menjëhershëm: sapo u përmend mundësia e tërheqjes dhe transferimit të përgjegjësisë për Ngushticën e Hormuzit te vende të tjera, presioni mbi energjinë filloi të bjerë.

Trending