Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është bashkuar me këshilltarët komunalë të Tetovës gjatë qëndrimit të tyre në Durrës, ku po zhvillojnë vizitë zyrtare dhe takime institucionale, përcjell tetova1
Kasami ka njoftuar se pas takimeve në Bashkinë dhe Prefekturën e Durrësit, këshilltarët kanë zhvilluar një takim pune ku janë prezantuar draft-versionet dhe propozimet për Statutin e ri të Komunës së Tetovës.
Sipas Kasamit, gjatë takimit është diskutuar për dispozitat e propozuara, funksionimin e Këshillit Komunal dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të dokumentit.
Postimi i plotë:
“Sot iu bashkëngjita këshilltarëve komunalë të Tetovës, të cilët po qëndrojnë në Durrës në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve të zhvilluara në Bashkinë dhe Prefekturën e Durrësit.
Pas përfundimit të takimeve zyrtare, këshilltarët zhvilluan një takim pune, gjatë të cilit u prezantuan draft-versionet dhe u paraqitën propozime konkrete për Statutin e ri të Komunës së Tetovës.
Diskutuam mbi dispozitat e propozuara, funksionimin e Këshillit Komunal, si dhe mbi mundësitë për përmirësimin dhe pasurimin e mëtejshëm të këtij dokumenti të rëndësishëm.
Kontributi i këshilltarëve, propozimet konkrete dhe shkëmbimi i përvojave institucionale janë pjesë thelbësore e procesit të hartimit të një Statuti të ri, funksional dhe në përputhje me nevojat e Komunës së Tetovës dhe qytetarëve të saj!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk











