Trendy

Bilall Kasami: Bogovina hap kapitull të ri me kryetarin e ri, Feti Abazi

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Bogovinës, ku është pritur nga kryetari i sapozgjedhur i komunës, Feti Abazi.

Kasami e uroi Abazin për fitoren në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë si një mundësi të re për zhvillim dhe ndryshim në Bogovinë.

“Bogovina po hap kapitull të ri me Feti Abazin. Fitore e cila do të sjellë kapitull të ndryshimit dhe zhvillimit, transformimit të Bogovinës dhe mirëqenies për qytetarët e këtij vendi”, deklaroi ai.

Kryetari i Tetovës shtoi se pret bashkëpunim të ngushtë ndërkomunal me projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime për qytetarët e të dy komunave.

Vizita vjen pas zgjedhjeve të fundit lokale, ku Feti Abazi mori drejtimin e Komunës së Bogovinës.

Trending