Kulturë

Bilall Kasami merr çmimin “Grand Excellence 2024” në Tiranë

December 11, 2024, 10:12

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka nderuar qytetin dhe kulturën shqiptare duke marrë çmimin prestigjioz “Grand Excellence 2024” në Tiranë. Ky çmim vlerëson angazhimin e Kasamit dhe të gjithë komunitetit për mbështetjen e kulturës shqiptare dhe posaçërisht të librit shqip.

Në deklaratën e tij, Kasami shprehu ndjenjat e tij të thella të mirënjohjes dhe përulësisë, duke e cilësuar këtë çmim si një dëshmi e forcës së rrënjëve tona dhe e rëndësisë së bashkëpunimit kulturor mes trojeve shqiptare dhe diasporës në perëndim. Ai theksoi se aktivitetet kulturore, ruajtja e gjuhës dhe traditave tona janë themeli mbi të cilin qëndron identiteti ynë kombëtar.

“Kjo mirënjohje nuk është vetëm e imja, por e të gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë për të mbajtur gjallë shpirtin shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve,” tha Kasami. Ai falënderoi për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit.

Çmimi “Grand Excellence 2024” është një nder i madh për Tetovën dhe një dëshmi e përkushtimit të Kasamit dhe ekipit të tij për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_8464
Shkup: Trupi i pajetë i një personi zbulohet në një veturë Mercedes
IMG_0851
Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë-Gostivar, rrokulliset vetura
IMG_0849
Bill Gates: Do të punojmë vetëm 2 ditë në javë
IMG_0846
Në disa vende muslimanët festuan sot Fitër Bajramin
IMG_0844
Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
IMG_0830
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram