Në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN në Zhelinë, kryetari i komunës së Tetovës dhe njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, u shpreh me tone motivuese dhe angazhuese për qytetarët dhe për pjesëtarët e koalicionit.
Në fjalimin e tij, Kasami deklaroi:
“Blerim, të shkojmë derë më derë për unifikimin e votës në Zhelinë.”
Mesazhi i Kasamit u prit me entuziazëm nga të pranishmit, duke reflektuar mobilizimin dhe mbështetjen për koalicionin si alternativë të re politike në vend. Hapja e shtabit u shoqërua me praninë e liderëve të tjerë të VLEN dhe qytetarëve, të cilët shprehën gatishmërinë për angazhim në fushatë dhe përfshirje aktive në procesin zgjedhor.










