Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë sot në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon” në fshatin Veshallë të Malësisë së Tetovës, ku është zhvilluar një ditë festive kushtuar mërgimtarëve dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Ky vendbanim jo vetëm që mban gjallë kulturën dhe traditën shqiptare, por akoma më tepër po e ringjall”, u shpreh Kasami, duke përgëzuar organizatorët dhe pjesëmarrësit.
Mërgimtarët nga vende të ndryshme janë mirëpritur me muzikë folklorike, këngë patriotike dhe valle të zonës, ndërsa vajzat me veshje tradicionale kanë dhuruar një atmosferë të veçantë. “Vajzat e veshura me veshjet e traditës së malësisë e bën atmosferën akoma më të bukur”, theksoi ai.
Në përmbyllje, Kasami shtoi: “Rrënjët me vendlindjen, me gjuhën, kulturën, traditën dhe zakonet forcohen gjithnjë e më tepër në manifestimet e tilla!”










