Trendy

Bilall Kasami viziton fabrikën “Molika”: Do të mbështesim bizneset që ndërtojnë të ardhmen e Tetovës

Para 5 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidati i koalicionit VLEN për këtë komunë, Bilall Kasami, ka vizituar sot fabrikën “Molika”, një nga ndërmarrjet më të njohura prodhuese në qytet, me mbi tri dekada përvojë në prodhimin e mobiljeve cilësore.

Gjatë vizitës, Kasami vlerësoi kontributin e kompanisë në zhvillimin ekonomik të Tetovës, si dhe rolin e saj në krijimin e vendeve të punës dhe në promovimin e prodhimit vendor në tregjet ndërkombëtare.

“Me mbi 30 vite përvojë, Molika njihet për prodhimin e mobiljeve cilësore dhe eksportin në tregjet ndërkombëtare, duke siguruar vende pune për dhjetëra qytetarë dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal. Si Komunë, jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar të mbështesim bizneset që ndërtojnë të ardhmen e Tetovës,” u shpreh Kasami.

Vizita në “Molika” vjen në kuadër të angazhimit të Komunës së Tetovës për të forcuar bashkëpunimin me bizneset lokale dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të qytetit.

Trending