Një kompjuter i hakeruar ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë rreth presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sa kuptohet, ka origjinë të largët gjenetike nga Kosova.
Një kompjuter i hakeruar ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë rreth presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sa kuptohet, ka origjinë të largët gjenetike nga Kosova!
Kështu shkruan e përditshmja gjermane BILD, të cilës i kanë rënë në dorë të dhënat e identitetit gjenetik të një kushëriri të afërt të Vladimir Putin, prej kompjuterit të të cilit ishin hakeruar shumë dokumente.
Një grup hakerësh ka hyrë aty dhe më pas ka shpërndarë materialet e kushëririt të dytë të Putinit.
Sipas informacioneve të Bild, ky i fundit kishte bërë një test të ADN-së në dhjetor 2022 dhe me sa duket kishte ruajtur rezultatet në kompjuterin e tij, duke përdorur një fjalëkalim jo shumë të sigurt.
Çfarë thotë testi?
Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri– i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 për qind.
Të dy, si Mikhail, ashtu edhe Vladimir Putin, mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y – domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.
Më tej, shtohet se përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13.
Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10 mijë deri në 20 mijë vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore.
Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme, me Bild që ngre pyetjen nëse presidenti rus ka një prejaardhje gjenetike të familjes së tij nga Kosova e sotme.
Fakte të tjera të dala nga ky test i ADN-së, bëjnë me dije se të afërmit kanë një rrezik të shtuar për t’u përballur me kancerin e prostatës gjatë jetës së tij, parë edhe linjën gjenetike.
Teksa, raportohet se i afërmi i Putin është gjenetikisht i prirur edhe ndaj paranojës sipas gjenetikës së tij, por nëse kjo vlen edhe për Putinin, mbetet e panjohur.